Messi mund të braktis Barcelonën pa asnjë qindarkë!

Messi mund ta braktis Barcelonën pa dëmshpërblim, në rast se Katalunja ndahet nga Spanja dhe klubi nga “Kamp Nou” nuk bëhet pjesë e asnjërës prej katër ligave më të fuqishme evropiane, njofton “El Mundo”, përcjellë “infOSport.mk”.

Argjentinasi gjatë nëntorit nënshkruajti kontratën e re me Barcelonën, 7 muaj para se ti skadonte kontrata e tij e fundit, që ishte valide deri me 30 qershor të vitit 2018-të. Messi sipas kontratës së re pjesë e Barcelonës do të jetë deri në qershor të vitit 2021, ndërsa klauzola e tij për një largim të mundshëm nga “Kamp Nou” kap shifrën e 700 milion eurove.

Klubi refuzoi të komentojë lidhur me këtë informatë, duke deklaruar: “Në interes të besueshmërisë klubi asnjëherë nuk i komenton marrëveshjet e arritura me futbollistët dhe një gjë të tillë nuk do të bëjë asnjëherë”.

Leave a Reply