Bujar Lika, shqiptari i rradhës në elitën e futbollit zviceran

Bujar Lika, futbollisti shqiptar është përforcimi i fundit i klubit Grasshopper, i cili garon në elitën e futbollit zviceran. Mesfushori shqiptarë me tipare sulmuese te Grasshopersi vjen nga rradhët e Shafhauzen, skuadër kjo që garon në ligën e dytë në Zvicër.

Lajmin për “infOSport.mk”, e konfirmoi vetë futbollisti shqiptarë, duke pohuar se është shumë i lumtur që pas një pune disa vjeçare më në  fund do të ketë mundësinë të shfaq kualitetet e tij edhe në mesin e më të mirëve në futbollin zviceran, aty ku gjithnjë po dalin talentë të mëdhenj shqiptarë.

“Ndjehem shumë mirë, jam shumë i gëzuar pasi trajneri Murat Jakin, me të cilin kisha kënaqësinë të punoj edhe te klubi paraprak besoi në mua dhe më bindi që t’i bashkangjitem Grasshopperit. Unë do jap më të mirën që klubi deri në fund të sezonit të pozicionohet akoma më lartë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Bujar Lika.

25-vjeçari kosovar me Grasshopersin ka nënshkruar kontratë një vjeçare. Ai sezonin e kaluar me Shafhauzenin në ligën e parë zvicerane luajti në 12 ndeshje kampionale, duke qenë një ndër futbollistët më të merituar për ecurinë pozitive të kësaj skuadre, që pjesën e parë të sezonit 2017/2018 e mbylli në pozitën e dytë, menjëherë pas Ksamaksit.

Lika që kishte nisur me ekipin e të rinjëve të Lucernit, gjatë karrierës së tij gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Vohlen, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin zviceran.

Leave a Reply