Juventus Serava kthehet me disfatë nga Velesi

Juventus Serava stinorin pranveror në elitën e futsalit vendor e ka nisur me disfatë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “bardhezi” nga lagjja e Servaës pësoi disfatë 8:4 në transfertën në Veles nga liderët aktual të Velesit.

Ekipi shqiptarë e nisi mbarë ndeshjen, madje duke avansuar me golin e lojtarit të tyre të talentuar, Jakup Ramadani, por që reagimi i vendasve ishte shumë i shpejtë, duke u kundërpërgjigjur me tre gola të njëpasnjëshëm.

Erkan Shabani, një tjetër lojtar i talentuar në rradhët e Juventus Seravës ngushtoi epërsinë e Velesit në 3:2, mirëpo deri në mbyllje të pjesës së parë vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë, duke mbyllur 20 minutëshin e parë me rezultat 5:2.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i barazpeshuar, me të dyja skuadrat që shënuan nga një gol, ku në skenë te Juventus Serava sërish doli Jakup Ramadani, me golin e tij të dytë personal për rezultat 6:3, ndërkohë autorë i golit të fundit në këtë ndeshje për skuadrën shkupjane ishte Berat Ramadani, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Velesi 8, Juventus Serava 4.

Leave a Reply