Gomis te Shkupi punë e kryer, pritet vetëm zyrtarizimi!

Honore Gomis te FC Shkupi është punë e kryer, ndërsa mbetet vetëm çështje kohe për t’u zyrtarizuar. “InfOSport.mk” mëson se Gomis pritet që të pajiset me vizë dhe ditëve në vijim të firmos kontratën me Shkupin që të promovohet si futbollisti më i ri i skuadrës nga Çairi.

Gomis iu bashkangjitë “bardhekaltërive” që nga përgatitjeve në Antalia, ndërsa përveç stërvitjeve ai u aktivizua edhe në dy ndeshje kontrolluese me FC Shkupin që i zhvilloi ndaj boshnjakëve të Çelikut dhe ukrainasve Çernemorec.

Bëhët fjalë për futbollist me tipare sulmuese, ndërsa është pëlqyer nga ana trajnerit të FC Shkupit, Ardian Nuhiu. Kujtojmë që nëse edhe Gomis firmos me Shkupin, bëhet futbollisti i 7-të që afrohet në Çair në këtë merkato dimërore, duke marrë parasysh se më herët erdhën Ilioski, Broja, Ljamçevski, Vujçiç, Ndong e Ondo. /InfOSport.mk

Leave a Reply