Renditja e UEFA-së për klube, Vardari skuadra më e mirë nga Maqedonia, e ndjek Shkëndija

UEFA ka publikuar renditjen e saj më të fundit në nivel klubesh, ku skuadra kampione e Vardarit rezulton të jetë skuadra më mirë e ranguar nga Maqedonia, njofton “infOSport.mk”.

Kuqezinjtë për dallim nga sezoni 2016/2017 kur renditeshin në pozitën e 255-të, tashmë renditen në pozitën e 201-të, duke bërë një lëvizje pozitive prej plotë 54 vendeve. Kjo edhe për faktin se Vardari gjatë vitit që lamë pas, bëri një paraqitje shumë të suksesshme në garat europiane, ku madje arriti edhe deri në fazën e grupeve të Liga Europa.

Pas tyre nga klubet e vendit tonë, renditet Shkëndija, që mban pozitën e 278-të, për të vijuar më pas skuadrat si Rabotniçki (292), Pelisteri (364), Sileksi (365), Renova (366), Metalurgu (367), Turnova (369) dhe Teteksi (370).

 

Leave a Reply