Broja: Ndaj Shkëndijës të fitojmë për tifozët tanë

Java e 20-të në elitën e futbollit vendor sjellë super derbin midis dy skuadrave shqiptare, Shkupit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse FC Shkupi do të jetë nikoqir, sërish edhe këtë ndeshje do ta zhvillojë në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen e Maxharit. Në këtë ndeshje debutimin e tij në një ndeshje zyrtare e pret edhe talenti kosovar, Rron Broja, i cili porosit që të mirëpresin Shkëndijën me një korrektësi maksimale, mirëpo duke ju bërë me dije njëkohësisht se pikët duhet mbetur në Shkup.

“Ndeshja e së dielës mendoj se do të jetë një derbi i vërtet, edhe pse nëse marr besimin e trajnerit do të jetë derbi i parë dhe debutimi im i parë në ndeshje zyrtare. E kemi parasysh se luajmë ndaj ekipit që është lider dhe dëshiron titullin e kampionit, por edhe ne kemi synimet tona dhe kërkojmë gjithsesi të marrim më të mirën e mundshme. Do të luajmë para tifozëve tanë dhe shpresoj të jenë kushtet e mira në terren me një korrektësi maksimale të mirëpresim Shkëndijën, ndërsa në fund shpresoj që ti gëzojmë tifozët tanë”, – është shprehur Rron Broja.

Trajneri Ardian Nuhiu për ndeshjen ndaj Shkëndijës nuk do të mundë të llogaritë vetëm në tre ardhjet e fundit, Emre Xhan Atila, Toni Tipuriç dhe Valentin Koçovski. Ndeshja Shkupi – Shkëndija luhet të dielën (18.02.2018), me fillim në ora 14:00.

Leave a Reply