Derbi lokal, Rabotniçki – Vardari luhet të shtunën

Derbi lokal i javës së 21-të midis Rabotniçkit dhe Vardarit do të zhvillohet të shtunën, një ditë para ndeshjeve tjera të kësaj jave në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo ndeshja e tretë e këtij sezoni mes rivalëve lokal. Në ndeshjen e parë ishte Rabotniçki që iu gëzua fitores me rezultatin 3:1, teksa në ndeshjen e dytë ishte Vardari skuadra që iu gëzua fitores minimale 1:0, falë atij goli të shënuar nga Barsegian.

Do të jetë kjo ndeshja e katërt brenda 10 ditëve për ekipin e Vardarit, pas dy ndeshjeve me Shkëndijën, një në kampionat dhe një në Kup, si dhe ndeshjen ndaj Pobedës, ndaj së cilës skuadër kishte arritur edhe fitoren e vetme gjatë stinorit pranveror.

Leave a Reply