Ljamçevski: Të japim maksimumin dhe të kthehemi me 3 pikë nga Manastiri (VIDEO)  

FC Shkupi do të luajë nesër në transfertë ndaj Pobedës në Manastir. Futbollistët “bardheblu” kanë bërë përgatitjet e duhura për këtë sfidë dhe në ndaj Pobedës kërkojnë që të shënojnë rezultat pozitiv.

“Kemi respekt ndaj ekipit të Pobedës, por besojmë në kualitetet tona dhe do të japim maksimumin nga vetja që të kthehemi nga Manastiri me 3 pikë. E kemi parasysh se në javën e kaluar nuk luajtëm ashtu siç duhet, por atë ndeshje e lëmë pas vete dhe jemi maksimalisht të koncentruar dhe të përgatitur për një “luftë” në 90 minutat e ardhshme për të fituar maksimumin”, është shprehur Ljamçevski.

“Mirë, si për mua ashtu edhe për Bazhen stadiumi “Tumbe kafe” është shumë i njohur dhe sikurse thuhet do të luajmë sikurse në “shtëpi”, mendoj se kjo është një motiv shtesë që të japim maksimumin dhe të marrim fitore, që për në do të kishte një rëndësi të madhe në luftën për të mbetur në kreun e tabelës”, ka përfunduar Ljamçevski.

Takimi Pobeda-Shkupi do të luhet nesër në stadiumin “Tumbe Kafe” të Manastirit, duke filluar nga ora 14:00.

Leave a Reply