Ish futbollisti i Shkëndijës, i cili aktualisht luan në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e Grasshopers, Gjelbrim Taipi është grumbulluar nga ana e seleksionuesit të ri të përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shalandes për ndeshjet që kjo përfaqësuese do ti zhvillojë me 24 mars përballë Madagaskarit dhe 3 ditë më vonë ndaj Burkina Fasos, njofton “infOSport.mk”.
Taipi pjesë e Shkëndijës ishte për plotë dy vite (2011-2013), ndërsa aktualisht luan me ekipin e Grasshopers. Te këta të fundit ai u transferua gjatë merkatos së dimrit, ndërsa duke pasur parasysh se Shalandes është një njohës i mirë i futbollistëve shqiptarë që luajnë në Zvicër, ai kishte vendosur që të ftojë edhe Gjelbrimin, i cili me fanellën e Grasshopers këtë edicion ka regjistruar 7 paraqitje.
Ndryshe që nga largimi i tij nga Shkëndija, karriera e tij është zhvilluar në Zvicër, duke qenë pjesë e skuadrave të FC Will 1900, Shafhauzen dhe Sent Gallen.