Si Totenhami shuajti ëndërrën e Çelzit për Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Sot në kuadër të javës së 31-të në Premierligë në program ishte derbi londinez midis Çelzit dhe Totenhamit, që njëherit vendoste se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë më afër synimit, pozitës së katërt që për momentin mbahet nga e “spërsave”, që kanë plotë 8 pikë më shumë se kampionët në fuqi të Çelzit.

Kjo pasi Totenhami sot në “Stemford Brixh” shënoi fitore 1:3, edhe përkundër faktit se “blutë” e Londrës ishin të parët që kishin shënuar me anë të spanjollit, Alvaro Morata. Ishte Eriksen ai i cili me një predhë të vërtetë solli simetri në rezultat, teksa në pjesën e dytë Totenhamit i mjaftoi Dele Alli, i cili brenda 4 minutash arriti të realizojë “dopietë”, duke mbyllur historinë e këtij takimi.

Chelsea vs Tottenham (1-3) Highlights & goals 1.4.2018 Premier League by footbie.com

Leave a Reply