
Dy skuadrat rivale më të vjetra në Itali, Milani dhe Interi pritej të ballafaqoheshin në “San Siro” më 4 mars, por ndeshja u shty për shkak të vdekjes së papritur tragjike të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astorit.
Tani Milan do ta presë Interin në derbin e madh që ka peshë edhe më të rënduar pasi të dy skuadrat luftojnë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Milani shpreson t’iu rikthehet fitoreve pas humbjes së javës së kaluar 1:3 ndaj Juventusit, derisa Interi në këtë ndeshje vjen pas fitores së lehtë 3:0 kundër Veronas.
Ndeshja midis dy skuadrave milaneze për shkak ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që startojnë në ora 20:45, do të zhvillohet me fillim në ora 18:30.
Formacionet e mundshme të të dy skuadrave: |
MILAN: Donnarumma, Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez, Bonaventura, Montolivo, Kessie, Calhanoglu, Silva, Suso |
INTER: Handanovic, Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio, Gagliardini, Brozovic, Perisic, Rafinha, Candreva, Icardi |