Osmani: Me meritë do luajmë në finale! Dua të fitoj Kupën që më mungon

Shkëndija bën hapin e rradhës drejt fitimit të dy trofeve në futbollin vendor, pasi me 18-të pikë epërsi në kampionat sot “kuqezinjtë” siguruan kualifikim edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë. Trofeu njëjtë sikurse edhe edicionin e kalar do të diskutohet përballë Pelisterit, ndërsa trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani beson se ekipi i tij është i aftë për të menaxhuar triumfin në finalen e madhe të 9 majit.

 “Ishim përgatitur për këtë ndeshje të vetëdishëm se nuk do t’i ngjajë asaj të kampionatit që u vërejt. Kishim rezultat negativ dhe detyrimisht duhej të shënojmë për të kaluar në finale. Në pjesën e parë nuk mundëm të shënojmë dhe arsye ishte loja e ngadalshme. Në pjesën e dytë shënuam herët dhe kjo na mundësoi edhe golin e dytë. Sigurisht jemi të kënaqur me kualifikimin në finale dhe do të bëjmë çmos që të fitojmë trofeun e Kupës. Për mua është gëzim i veçantë sepse është trofeu i vetëm që më mungon dhe besoj se Shkëndija ka kualitet për të fituar Kupën”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

Fitorja e sotme 2:0 kundër Renovës u dha vazhdimësi planeve për titullin e dyfishtë të Shkëndijës, skuadër kjo e cila konfirmoi se barazimi 1:1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales ishte vetëm një ditë e keqe, pasi sot me dy golat e Besart Ibraimit preu biletën edhe për të tretin vit me rradhë për në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë.

Leave a Reply