Finalja e Kupës, Shkëndija-Pelisteri sërish në Strumicë!?

Finalja e Kupës së Maqedonisë për sezonin 2017/2018 do të jetë një reprizë e finales së vitit të kaluar, pasi në të do të përballen sërish Shkëndija dhe Pelisteri. Për më tepër kjo fiton epitetin e një reprizë të njëjtë, pasi me shumë gjasa do të zhvillohet sërish në stadiumin “Mladost” në Strumicë.

Edhe pse ende nuk është marrë ndonjë vendim zyrtarë, mësohet se stadiumi “Mladost” është në përparësi për të qenë sërish organizatorë i eventit të dytë më të rëndësishëm futbollistik në vendin tonë.

Rikujtojmë vitin e kaluar ishte Pelisteri skuadra që i ishte gëzuar trofeut, edhe atë vetëm falë ruletit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me barazim pa gola.

Vendimi përfundimtarë rreth vendodhjes së zhvillimit të ndeshjes finale do të përcaktohet javën që vjen, ndërsa e njëjta me shumë gjasa do të zhvillohet me datë 9 maj.

Edhe Shkëndija, edhe Pelisteri zhvillojnë finalen e tyre të 5-të, me tetovarët që kërkojnë triumfin e dytë, pas atij në sezonin 2015/2016 kur kishin mundur Rabotniçkin (2:0) dhe skuadrën nga Manastiri që do të kërkojë trofeun e tretë në historikun e saj, pas atyre në sezonin 2000/2001 kur mundën ish Slloga Jugomagnatin, tashmë FC Shkupin (1:0) dhe sezonin e kaluar kur përmes penaltive mundën Shkëndijën.

Leave a Reply