Sërish përleshje në derbin e zjarrtë, Crvena Zvezda-Partizan (VIDEO)

Si shumica e derbi ndeshjeve tjera, ashtu edhe ajo e 157-ta midis Crvenza Zvezdës dhe Partizanit nuk ka mundur ta kalojë pa incidente në tribuna. Ndeshja që në fund u mbyll me fitoren e vendasve të Crvena Zvezdës për një çast prodhoi shumë tension në tribuna, ku tifozëritë u përballën me forcat e policisë, ndërsa nuk munguan tensionet edhe në fushën e blertë.

Në këtë derbi arbitri akordoi 10 kartonë të verdhë dhe dy të kuq, edhe atë në minutën e 9-të shtesë të takimit, kur nga loja përjashtoi Donald të Crvena Zvezdës dhe Soumah të Partizanit.

Ndryshe Crvena Zvezda falë golave të shënuar nga Radonjiç dhe Peshiç shënoi fitore 2:1, ku golin e vetëm për “bardhezinjtë” e realizoi Ozhegoviç.

Me këtë fitore Crvena Zvezda është më afër titullit kampion, ku tashmë me 42 të grumbulluara ka lënë pas me plotë 9 pikë rivalin e përjetshëm, Partizanin.

Leave a Reply