Asani: Nuk kemi çka humbim, në Strumicë pretendojmë pikët! (VIDEO)

FC Shkupi sot zhvillon transfertën në Strumicë me Akademia Pandevin në kuadër të xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kampionati ka hyrë në fazën finale të këtij sezoni dhe Shkupi ka në dispozicion 9-të ndeshjet e fundit për të rikuperuar gabimet e bëra në ndeshjet e kaluara për të fituar pozicionet e dëshiruara që përputhen me objektivat e klubit për dalje në Evropë.

“Të dielën kemi luajtur një ndeshje të mrekullueshme ndaj Vardarit, por që në fund nuk arritëm të marrim tre pikët. Na gëzon fakti që jemi kthyer në formë të mirë dhe shpresojmë të përsërisim lojën e mirë edhe në ndeshjet e radhës. Ndaj Akademija Pandevit nuk kemi se çka humbim, shkojmë duke respektuar kundërshtarin, por duke kërkuar që të marrim pikë edhe në këtë takim. Po luajmë tri ndeshje si mysafire dhe çdo pikë për ne do të jetë me vlerë, që më pas ta kemi edhe më lehtë kur të kthehemi në fushën tonë në Çair para tifozëve tanë”, ka thënë për faqen zyrtare të klubit të Shkupit, Shpend Asani.

Takimi Akademia Pandevi-Shkupi luhet sot në Strumicë, duke nisur nga ora 16:00.

Leave a Reply