Festa e futbollistëve të Shkëndijës dhe “Ballistëve” pas titullit kampion (VIDEO)

Shkëndija mundi FC Shkupin me rezultatin 2:0 në ndeshjen e javës së 29-të në LPFM, ndërsa e gjithë kjo bëri që menjëherë pas përfundimit të ndeshjes të fillojë festa e madhe si në tribuna, ashtu edhe në fushën e blertë, ku ishin vetë futbollistët “kuq e zi” që iu gëzuan titullit kampion, i dyti në historikun e tyre, njofton “infOSport.mk”.

Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit Stavrev, futbollisët si zakonisht u drejtuan te tribuna e “Ballistëve”, ku bashkë me ta nisën edhe festën me flakadane, e cila me siguri se do të zgjasë deri në orët e vona.

Për më tepër shihni videon më poshtë.

Festa e futbollisteve të Shkëndijës me tifozët “Ballistët”. 🔴⚫️

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Leave a Reply