Renova mundet nga Sileksi në Kratovë (VIDEO)

Renova ka pësuar disfatën e parë nën drejtimin e trajnerit Agron Memedi, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Xhepçishti u mund sot në transfertën në Kratovë ndaj Sileksit, skuadër kjo që iu falë golit të Aleksandar Panovskit të shënuar 3 minuta para fundit të pjesës së parë.

SILEKSI MBYLLI PJESEN E PARE ME EPERSI MINIMALE NDAJ RENOVES

SILEKSI MBYLLI PJESEN E PARE ME EPERSI MINIMALE NDAJ RENOVES SILEKSI – RENOVA 1:0(A. Panovski 42')

Публикувахте от infosport.mk в 22 април 2018 г.

Ky gol u tregua edhe vendimtarë në tre pikëshin e ri të Sileksit, që përforcon pozitën e tretë, tashmë me 45 pikë, vetëm 4 më pak se Vardari i vendit të dytë.

Në anën tjetër Renova mbetet në pozitën e 6-të me 34 pikë, ndërsa vlen të ceket se ishte kjo disfata e parë e Renovës nën drejtimin e Agron Memedit, pas atyre dy fitore të njëpasnjëshme identike 2:1 ndaj Pobedës, gjegjësisht Rabotniçkit.

Leave a Reply