Kush do të luaj në finale kundër Realit, Roma apo Liverpulli?

Sonte do të mësojmë emrin e skuadrës së dytë finaliste të Ligës së Kampionëve Europian.  Gjithçka do vendoset në stadumin “Olimpiko” aty ku Roma dhe Liverpulli do luajnë aktin e dytë.

Skuadra angleze shihet si favorit për të luajtur në finalen e madhe kundër Realit, kjo për faktin se në ndeshjen e parë në “Enfilld Roud” kishte shënuar fitore me rezultatin 5:2. Megjithatë Roma nuk dorëzohet dhe kërkon që të bëjë mrrekullinë njëjtë sikurse me Barcelonën në çerekfinale.

Në anën tjetër Liverpulli synon të administrojë lojën dhe të mos ketë probleme me kualifikimin.

Leave a Reply