Vardari e nis me përforcime nga Finlanda

Edhe pse ende nuk është mbyllur edhe zyrtarisht sezoni 2017/2018 në elitën e futbollit vendor, skuadra nënkampione e Maqedonisë, Vardari që tani ka filluar të mendoj për përforcimin e skuadrës.

Drejtuesit “kuqezinj” nga Shkupi janë shumë pranë marrëveshjes me futbollistin 25-vjeçar Kosta Manev, i cili vite me rradhë po luan në Finlandë. Bëhet fjalë për një futbollist me origjinë nga Rradovishi, i cili që si i vogël kishte emigruar me familjen e tij në Finlandë.

Aktualisht  Manev, i cili luan si qendërmbrojtës, por njëkohësisht edhe si mbrojtës i krahut të majtë është pjesë e PS Kemi Kings. Ai kësaj skuadre iu bashkua marsin e këtij viti nga rradhët e FC Inter, ndërsa ka regjistruar vetëm 8 paraqitje. Pikërisht minutazhi i vogël ka bërë që Manev të mendoj largimin nga PS Kemi dhe për herë të parë në karrierë të luaj në vendlindjen e tij, edhe atë për skuadrën me më shumë trofe, që sezonin e ardhshëm do të prezantojë vendin në ndeshjet e Liga Europa.

Ndryshe Manev si 18-të vjeçar kontratën e tij të parë profesionale e kishte nënshkruar me Klubi 04, ndërsa gjatë karrierës së tij, përveç skuadrave të lartëpërmendura (FC Inter dhe PS Kemi), ai gjithashtu ka veshur edhe fanellat e skuadrave, si: PK-35, FC Viikingit dhe FC Honka.

Leave a Reply