Lajme të mira për Sallah dhe Egjiptin

Një lajm i madh ka ardhur për yllin e Liverpullit, Mohamed Sallah, për sa i përket dëmtimit të tij të pësuar mbrëmë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve Europian kundër Realit të Madridit.

Informacionet e fundit që vijnë nga Egjipti, thonë se Sallah nuk do ta humbas Botërorin “Rusi 2018”, ashtu siç ishte paralajamëruar fillimisht, por se do të rikuperohet brenda 3 javëve në vazhdim.

Në një deklaratë në faqen e saj zyrtare në “Tëitter”, Federata Egjiptiane e Futbollit ka thënë se Mohamad Sallah do të jetë i gatshëm për Botërorin “Rusi 2018”.

Nëse diagnoza konfirmohet, Sallah do të humbiste vetëm ndeshjet miqësore, por do të ishte gati për ndeshjen e parë të Egjiptit në kuadër të KB “Rusi 2018”  që do ta zhvillojë me 15 qershor kundër Uruguait.

Rikujtojmë Egjipti bënë pjesë në grupin “A”, ku përveç Uruguait bëjnë pjesë edhe nikoqirët e Rusisë dhe Arabia Saudite.

Leave a Reply