Sallah rrezikon edhe Botërorin “Rusi 2018”!

Finalja e  së shtunës e Ligës së Kampionëve Europian përveç fitores së Realit në fund, do të mbahet mend edhe për shkak lëndimit të yllit egjiptian të Liverpullit, Mohamed Sallah.

Futbollisti egjiptian dëmtoi shpatullën pas një dueli me Serxhio Ramos, me ç’rast ishte i detyruar që të braktis fushën, ndërsa informacionet e fundit flasin se ky dëmtim mund t’i kushtojë edhe Botërorin njërit prej emrave që priteshin më me entuziazëm në aktivitetin që fillon me 14 qershor.

Sipas informacioneve të para, Sallah ka nxjerrë shpatullën, një dëmtim i cili nuk e lejon atë të luajë gjatë muajit të ardhshëm, pasi do t’i duhen më shumë ditë pushim.

Futbollisti shkoi menjëherë në spital pasi mbaroi pjesa e parë e ndeshjes, për të bërë disa teste dhe për të mësuar nëse ka ndonjë shans sado të vogël që ai të udhëtojë drejt Rusisë por sinjalet nga stafi i skuadrës angleze nuk janë shumë optimiste. Ndaj Botërori mund të ketë humbur sot një prej yjeve që priteshin më me entuziazëm nga tifozët.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply