Naingolan transferohet në Kinë!

Mesfushori belg, Raxha Naingolan shumë lehtë mund të ndodh që gjatë kësaj vere të largohet nga skuadra italiane e Romës.

Ai ka pranuar një ofertë të majme nga Kina, më konkretisht nga skuadra e Guangzhou Evergrande, drejtuesit e së cilës janë të gatshëm t’i ofrojnë futbollistit një pagë vjetore prej 12 milionë euro, ndërsa Roma mund të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e tij.

Megjithatë Naingolan, i cili u la jashtë Botërorit nga trajneri Roberto Martinez, ka një dilemë, duke pasur parasysh se për të interes ka shfaqur edhe skuadra e Interit, edhe pse kjo e fundit nuk mund ti ofrojë një pagë të tillë.

Skuadra “Zikaltër” nga Milano edhe vitin e kaluar tentoi të transferojnë mesfushorin në “Xhuzepe Meaca”, por pa arritur një akord me Romën.

Leave a Reply