Zgjohet Vardari, brenda ditës bënë dy goditje në merkato

Pas largimeve të shumta nga rradhët e Vardarit, drejtuesit e skuadrës nënkampione të vendit janë zgjuar nga gjumi, duke bërë edhe dy goditjet e para të merkatos, njofton “infOSport.mk”.

Emra të rinj në taborin e “kuqezinjëve” nga Shkupi janë Filip Najdovski dhe Darko Micevski. 25-vjeçari Najdovski vjen nga rradhët e Pobedës, ndërsa me Vardarin ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për dy vite të tjera. Ai luan si mesfushorë, ndërsa sezonin e fundit te skuadra nga Prilepi ishte një ndër futbollistët më standard dhe më të spikatur, duke regjistruar 32 paraqitje dhe 7 gola.

Sa i përket Micevskit, ky i fundit vjen nga rradhët e skuadrës libaneze të Al-Nexhmeh. Njëjtë sikurse Najdovski, edhe Micevski luan si mesfushorë, ndërsa ky do të jetë klubi i tretë nga Maqedonia për të cilin do të luaj, duke pasur parasysh se më herët luante edhe me Rabotniçkin dhe Teteksin.

Sa i përket karrierës së tij ndërkombëtare, e njëjta është shumë e pasuruar, pasi ka luajtur në Serbi me Slobode Uzhice, OFK Beograd dhe Novi Pazar, teksa përveç në Liban, ai ka luajtur edhe në Bjellorusi me skuadrën e FL Minsk.

Leave a Reply