UEFA zgjedh Kukësin dhe jo Skënderbeun për ndeshjet e LK

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ende nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare rreth dënimit të Skënderbeut, por ndërkohë tek skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve të këtij viti, përfaqësuesi i vetëm shqiptar është Kukësi.

Sipas faqes zyrtare të qeverisë së futbollit europian, skuadra e Kukësit që u rendit si e dyta në Kategorinë Superiore, do të përfaqësojë Shqipërinë në turneun më prestigjioz europian.

Burime nga Skënderbeu bëjnë të ditur se ende nuk ka një vendim zyrtar nga CAS-i në lidhje me dënimin e skuadrës korçare për shkak të rolit të saj në trukime.

Sipas klubit kampion të Shqipërisë, UEFA nuk do të vendosë ekipin shqiptar pjesëmarrës pa pritur verdiktin e CAS-it në ditët në vijim.

Leave a Reply