PSZH-ja bënë bashkë Bufonin dhe Bonuçin!

Skuadra kamapione e Francës, Paris Sen Zhermeni po mendon që ti bëjë bashkë dy ish bashkëlojtarët te Juventusi dhe kombëtarja italiane, Xhanluixhu Bufon dhe Leonardo Bonuçi. Portieri legjendar i dha fund qëndrimit të tij shumvjeçar te Juventusit pas përfundimit të sezonit të sivjetshëm në “Serie A”, mirëpo dëshira e tij është që të vazhdojë edhe më tej karrierën e tij, duke konfirmuar madje edhe një ofertë që ka ardhur në adresë të tij nga PSZH-ja.

Është e përditshmja torineze “Tuttosport” që ka publikuar informacionin, sipas të cilit drejtuesit e skuadrës parisiene janë të gatshëm që të bëjnë bashkë Bufonin dhe Bonuçin, ky i fundit aktualisht nën kontratë me Milanin.

Mbrojtësi italian sezonin e kaluar u transferua te Milani pikërisht nga Juventusi, pjesë e së cilës skuadër ishte për shumë vite. Ai me “rossonerët” ka kontratë deri me 30 qershor të vitit 2022, mirëpo duke pasur parasysh gjendjen aktuale financiare të Milanit, një ofertë e majme nga ana e PSZH-së mund të bindte drejtuesit milanez që të lejojnë shitjen e tij drejt kampionëve në fuqi të Francës.

Leave a Reply