Ronaldo, apo Messi? Ja cilin pëlqen më shumë presidenti Erdogan

Kristiano Ronaldo, apo Mesi? Kush është më i miri nga të dy. Opinioni sportiv është i ndarë në përgjithësi, ndërkohë që kjo dilemë përfshin edhe personalitete të ndryshme, që nuk janë nga bota e sportit.

Edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka dhënë përgjigje kësaj pyetjeje. Ai nuk ka dyshime: “Jam fans i Ronaldos. Patjetër që zgjedh Ronaldon. Tripleta me Spanjën ishte shumë e rëndësishme për të. Goditja e tij e dënimit ishte e jashtëzakonshme. Performanca e tij, karakteri, idetë dhe mbi të gjitha qëndrimi ndaj çështjes palestineze, janë shumë të rëndësishme. Për këtë e mbështes”, – ka thënë presidenti turk në një forum me të rinjtë në rrjetet sociale.

Futbollist gjysmëprofesionist në rininë e tij, Erdogan është një i pasionuar i madh i futbollit: “Kisha thënë Gjermania, por u gabova. E humbën ndeshjen e parë dhe mund të kenë probleme. Edhe Brazili barazoi”, – tha Erdogan. (Vipsport.al)

Leave a Reply