Vardari u mund nga rusët e Orenburg (VIDEO)

Vardari ka pësuar disfatën e parë në ndeshjet kontrolluese që po i zhvillon në Slloveni në kuadër të fazës së përgatitjeve për ndeshjet eliminatore të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Boban Babunski në një ndeshje të barabartë u dorëzuan fare në fund ndaj skuadrës ruse së Orenburg (0:1), që golin e vetëm dhe të fitores e realizoi në minutën e 88-të me anë të Vacadze.

Rikujtojmë Vardari në tre ndeshjet e deritanishme kontrolluese mundi Shampion Celje dhe Domzhalen, teksa barazoi 3;3 me Mariborin.

Gjatë ditës së sotme me fillim në ora 17:30 “kuqezinjtë” nga Shkupi do të zhvillojnë edhe ndeshjen e tyre të 5-të miqësore, ku për kundërshtarë do të kenë skuadërn e Balzan nga Malta.

Leave a Reply