Rabotniçki u dorëzua edhe përballë Sarajevës (VIDEO)

Rabotniçki edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Slloveni në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet eliminatore të Liga Europa, ka pësuar disfatë, njofton “infOSport.mk”. Pas disfatës 0:4 në ndeshjen e parë ndaj gjigandëve kroat të Dinamo Zagrebit, të përzgjedhurit e trajnerit Gjore Jovanovski gjatë ditës së djeshme u mundën nga skuadra boshnjake e Sarajavës, kësaj rradhe me rezultatin 1:2.

Rabotniçki bëri një paraqitje të mirë, megjithatë Sarajeva ishte ajo që shënonte dhe që në fund me fitore mbylli takimin. Aladin Shashiç në minutën e 23-të shënoi golin e parë për skuadrën boshnjake, teksa Rahmanoviç në minutën e 78-të dyfishoi rezultatin në favor të Sarajevës.

Rabotniçki golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 86-të me anë të Petar Petkovskit.

Ndeshjen e rradhës “romantikët” në tokën sllovene do ta zhvillojnë me 28 qershor kundër skuadrës sllovene të Triglav.

Leave a Reply