Shkupjani Skenderi transferohet te Kozhuvi nga Gjevgjelia

Një ndër futbollistët e talentuar shkupjan, Emir Skenderi, që është në pronësi të Akademia Pandev, sezonin e ri futbollistik do të luaj me ekipin e Kozhuvit nga Gjevgjelia, njofton “infOSport.mk”.

18-vjeçari pjesë e skuadrës nga Strumica është që dy vite, kur i ishte bashkuar nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit, teksa sezonin e kaluar edhe pse ende pa mbushur të 18-tat, ai debutoi me ekipin e parë, edhe atë në ndeshjen e 20 gushtit kundër Skopjes në Strumicë.

“Po, sezonin e ri futbollistik do të jem pjesë e Kozhuvit nga Gjevgjelia. Te kjo skuadër do të luaj për 6 muaj, ku shpresoj të kem minutazh më të madh dhe të dëshmojë kualitetet që kam” – tha shkurt për “infOSport.mk”, Emir Skenderi, i cili me 1 prill mbushi 18-vjet.

Sezonin e kaluar përveç ndeshjes me Skopjen, luajti edhe në ndeshjen e 25 shkurtit ndaj Shkëndijës në Tetovë, ndërsa falë talentit të tij ai aktualisht është edhe pjesë e përfaqësueses U19 të Maqedonisë, ndërsa më parë kishte luajtur edhe me ekipin e U17.

Leave a Reply