Bellasica superiore ndaj boshnjakëve të Krupa, Baldovaliev shkëlqen me “hat-trik”

Bellasica ka shënuar fitore 4:1 në miqësoren ndaj skuadrës boshnjake të KF Krupa, ku figurë qendrore doli të jetë Zoran Baldovaliev, i cili realizoi “hat-trik”, njofton “infOSport.mk”.

Përveç tij një gol tjetër në fitoren e Bellasicës realizoi edhe Kristijan Apostoloski, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren e dytë skuadrës nga Strumica në ndeshjen e saj të tretë kontrolluese, e para në Zlatibor të Sllovenisë, aty ku do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik në Ligën e Parë.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë Bellasica falë dopietës së Ppepi Gjorgiev kishte mundur Makedonija Gjorçe Ppetrovin, teksa në ndeshjen e dytë kontrolluese ishin mundur nga Pobeda.

Ndeshjen e rradhës Bellasica do ta zhvillojë me 11 korrik (e mërkurë) ndaj skuadrës së Maçva Shabac nga Superliga e Serbisë.

Leave a Reply