A ka kush e ndal Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit!?

Makedonija GJ.P ka regjistruar fitoren e 5-të me rradhë dhe të 8-të nën drejtimin e trajnerit shqiptarë, Muharem Bajrami. Ky i fundit po bënë një punë të shkëlqyer me skuadrën nga Gjorçe Petrovi, që me Bajramin në krye është rilindur, duke arritur nga pozita e 8-të në pozitën e kaërt me 36 pikë, vetëm dy më pak se Akademia Pandevi e vendit të tretë, njofton “infOSport.mk”.

Makedonija GJ.P të shtunën në ndeshjen e parë të javës së 21-të mundi Bregallnicën me shifrat 2:1. Pjesa e parë ishte shumë e mirë për ekipin vendas, që shënoi dy gola me anë të Jovan Popzlatanov (34’) dhe Kristijan Stojkoskit (40’).

Mysafirët nga Shtipi tentuan rikthimin, mirëpo përveç golit të shënuar nga sulmuesi serb, Milan Djokiç, ata nuk mundën të bëjnë më shumë në këtë transfertë në Shkup.

Pas kësaj disfate, Bregallnica vazhdon të mbajë pozitën e 5-të në tabelë me 30 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

Leave a Reply