Voska Sport fiton derbin lokal ndaj Ohrid, Besa e Dobërdollit ndali Sileksin

Voska Sport ka regjistruar fitoren e 12-të sezonale në Ligën e Dytë – Perëndim, duke marshuar në këtë mënyrë me hapa të sigurtë drejt Ligës së Parë, që njëherit është edhe synimi kryesor i skuadrës shqiptare nga Ohri, njofton “infOSport.mk”.

Voska Sport në ndeshjen e javës së 17-të në derbin lokal mundi ekipin e Ohrid me rezultatin minimal 1:0. Doli të jetë kjo një ndeshje shumë e luftuar nga ana e të dyja skuadrave, me Voska Sport që në fund me meritë arkëtoi 3 pikët e plota, sidomos pas asaj që tregoi në pjesën e dytë.

Golin e fitores për Voska Sport e realizoi kapiteni Izair Emini, edhe atë nga penaltia në minutën e 93-të. Me këtë fitore Voska Sport vazhdon të mbajë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 38 pikë, 5 më pak se liderët e Sileksit, që sot barazuan pa gola në transfertën ndaj Besës së Dobërdollit.

Vardari falë golave të shënuar nga ana e veteranëve, Dejan Bllazhevski në fundin e pjesës së parë nga penalatia dhe të Darko Glishiç në minutën e fundit të takimit, mundi Teteksin me shifrat 2:0.

Gostivari nga Dibra u rikthye me 3 pikë të plota, pasi mundi Korabin me shifrat 3:1, ndërsa një fitore mjaft të rëndësishme ka regjistruar edhe Veleshta, që në terren vendas mundi Kadinon me rezultatin 2:0. (infOSport.mk)

LDFMV – Perëndim, Java 17

Voska Sport 1:0 Ohrid
Besa Dobërdoll 0:0 Sileksi
Korabi 1:3 Gostivari
Veleshta 2:0 Kadino
Vardari 2:0 Teteksi

Leave a Reply