Ronaldo tradhëton Juventusin, transferohet tek Interi?

Një lajm bombastik vjen nga Italia, ku sipas gazetarit italian Jacobelli, skuadra e Interit është futur në garë me Juventusin për shërbimet e Kristiano Ronaldos, duke kërkuar që ti prish punë skuadrës kampione të Italisë.

Sipas Jacobelli, drejtuesit e Interit janë të gatshëm të ofrojnë sulmuesin argjentinas, Mauro Ikardi në këmbim të luzitanit.

Ai është shprehur se Juventus ka përparuar shumë në tratativa, por Interi po tenton që të bëjë surprizën në fund.

Interi ka bërë edhe më parë surpriza në merkato ku mjafton të përmendim Zlatan Ibrahimoviç, i cili darkonte me Gallianin dhe në fund përfundoji në krahun tjetër, apo edhe Kongdobia i cili edhe pse pritej që të udhëtonte tek Milani, në fund firmosi me “zikaltërit”.

Leave a Reply