Arisi prezanton edhe zyrtarisht Migjen Bashën

Skuadra greke e Arisit ka bërë sot prezantimin zyrtar të reprezentuesit shqiptarë, Migjen Basha, pasi kishte arritur ditë më parë marrëveshjen.

Basha i cili së fundmi luante në Itali në “Serie B” me skuadrën e Barit, me Arisin

ka firmosur një kontratë dyvjeçare.

Në njoftimin zyrtar për prezantimin e Bashës, klubi grek i ka bërë një përmbledhje karrierës së tij, duke përmendur gjitha skuadrat ku ka luajtur, si dhe ecurinë e tij me kombëtaret e moshave të Zvicrës dhe më pas me Kombëtaren e Shqipërisë.

Evidentohet fakti se Migjen Basha ka qenë pjesë e Shqipërisë në pjesëmarrjen e saj historike në Kampionatin Europian të vitit 2016-të në Francë.

Leave a Reply