Roma fiton garën me Barcelonën për nënshkrimin e Zonzit

Mesfushori i Seviljës, Stiven Nzonzi është shumë afër transferimit te Roma. Skuadra nga kryeqendra italiane ka arritur marrëveshje për këtë transferim, për të cilin do të paguajnë 25 milion euro, plus bonuse shtesë.

Gjithashtu thuhet se edhe vetë Nzonzi ëshët dakorduar me drejtorin sportiv të “romakëve”, Monçi, për kushtet e tij personale.

Një gjë e tillë kishte ndodhur në SHBA, aty ku për momentin Nzonzi po kalon pushimet, teksa Roma ndodhet në turneun parasezonal.

Transferimi i francezit do të bëhet realitet vetëm pasi Maksim Gonalon do të gjejë skuadër dhe do të largohet nga Roma.

“Ujkesha Romake” po bënë çmos që të lirohet nga shërbimet e këtij futbollisti, për të cilin interes kanë shfaqur dy skuadrat angleze, Kristal Pallas dhe Evertoni, mirëpo ofertat e tyre për momentin nuk kënaqin drejtuesit e Romës.

Leave a Reply