Shabani shënon, por Bajerni në fund pëson nga Mançester Siti (VIDEO)

Gjithçka nisi mirë për Bajernin e Munihut, megjithatë fundi nuk doli të jetë i tillë, pasi skuadra “bavareze” në fund pësoi disfatë 2:3 nga Mançester Siti në ndeshjen e zhvilluar në Majami në kuadër të “International Champions Cup”, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione e Gjermanisë e nisi ndeshjen shumë mirë dhe vetëm brenda 23 minutave të para shënoi dy gola në rrjetën e Klaudio Bravos.

I pari që shënoi ishte 19-vjeçari Meritan Shabani, i cili në minutën e 16-të shënoi me kokë pas një harkimi të saktë nga ana e Rafinjas.

Nuk vonoi shumë dhe Arjen Roben duke shfrytëzuar asistin e saktë të Frank Riberit, në minutën e 23-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Bravos.

Golin e parë Siti e shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Berardo Silvas, i cili në këtë mënyrë paralajmëroi rikthimin e Bajernit në këtë ndeshje, që realisht ndodhi në pjesën e dytë.

Nmeça në minutën e 52-të, duke shfrytëzuar një devijim nga ana e portierit Ullrih arriti që të barazojë shifrat në 2:2, teksa Berardo Silva në minutën e 70-të shënoi edhe golin e dytë personal, dhe të tretin për Mançester Sitin, duke i dhuruar në këtë mënyrë fitoren skuadrës së tij, transmeton “infOSport.mk”.

Talenti shqiptarë me origjinë nga Kosova, Meritan Shabani luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa dy minuta para fundit të takimit pati edhe një tentativë tjetër me kokë, mirëpo kësaj rradhe ishte shumë jo preciz, për dallim nga ajo minuta e 16-të kur hapi serinë e golave në këtë ndeshje, që në fund në numër i kishte gjithsej 5.

Leave a Reply