Shkëndija niset për në Tiraspol të Moldavisë

Shkëndija mëngjesin e ditës së sotme ka udhëtuar drejt Tiraspolit të Moldavisë, aty ku të martën do të zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Sherif Tiraspol në kuadër të raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija në ndeshjen e parë të 24 korrikut në Shkup falë golit të bomberit Besart Ibraimi shënoi fitore minimale 1:0, që ju jep shpresa atyre se mund të kalojnë edhe këtë fazë dhe të sigurojnë një përballje me Salzburgun në raundin e tretë.

Fillimisht ekspedita “kuq e zi” nga aeroporti i Shkupit do të udhëtojë drejt Stambollit, për tu nisur drejt Kishinjev, teksa më pas me autobus drejt Tiraspolit, aty ku me datë 31 korrik me fillim në ora 19:00 do të zhvillojë ndeshjen e paraparë kundër kampionëve moldav.

Risi në këtë ndeshje është se me skuadrën ka udhëtuar edhe Valmir Nafiu, i cili ka fituar të drejtën për tu paraqitur dhe për të ndihmuar skuadrën e tij.

Leave a Reply