Caktohet data dhe ora e ndeshjes së parë, Salzburg – Shkëndija

Shkëndija të martën arriti që të shruaj historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve. Skuadra tetovare arriti që të eliminojë kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspolin, duke caktuar në këtë mënyrë një dyluftim me gjigandët austriak të Salzburgut.

Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë si mysafir me datë 8 gusht me fillim në ora 19:00, teksa atë kthyese me datë 14 gusht në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup në orën 20:15. Vlen të theksohet se ndeshja e parë midis Salzburgut dhe Shkëndijës është e vetmja që do të zhvillohet të mërkurën (8 gusht), teksa të gjitha ndeshjet tjera të fazës së tretë në program janë me datë 7 gusht.

Rikujtojmë Salzburgu edicionin e kaluar arriti që të luaj në gjysmëfinalet e Liga Europa, ku u eliminua nga Olimpiku i Marsejës.

Leave a Reply