Fisnik Nuhiu: Starti i kampionatit është shumë i rëndësishëm

Përveç derbi ndeshjes midis Shkëndijës dhe Vardarit, dita e sotme në futbollin vendor sjellë edhe një tjetër ndeshje tejet interesante, atë midis Rabotniçkit dhe Renovës, njofton “infOSport.mk”. Kapiteni i “gjipspunuesve”, Fisnik Nuhiu thotë se starti i kampionatit është shumë i rëndësishëm për çdo skuadër, ashtu që duhet të jenë shumë serioz dhe që nga fillimi të fillojnë me grumbullimin e pikëve.

“Starti gjithmonë është shumë i rëndësishëm dhe ne duhet të jemi shumë serioz që nga fillimi i kampionatit dhe të mundohemi të mbledhim pikë që nga loja e parë. Rabotniçkin të gjithë e njohim si një klub i cili gjithmonë është pretendent për garat europiane dhe ekip me kualitet, por mendoj se edhe neve kemi kualitet që të përballemi me ta” – tha fillimishit Fisnik Nuhiu.

Numri 10-të i Renovës beson se skuadra është shumë mirë e përgatitur, ndërsa e gëzon fakti se gjithë futbollistët, përfshirë këtu edhe ata të rinjët janë të gatshëm për të dhënë më të mirën.

“Jemi përgatitur mire dhe kemi shumë lojtar të ri që kanë ardhur në ekip, shpresoj t’a dëshmojnë se vërtetë janë përforcime për neve dhe të gjithë së bashku të japim maksimumin për rezultate të mira. Gëzon fakti se të gjithë jemi të shëndosh, pa lëndime  po futemi në startin e kampionatit” – përfundoi Nuhiu.

Rikujtojmë edhe sezonin e kaluar Rabotniçki dhe Renova ishin takuar në ndeshjen e parë të sezonit, kur në arenën “Filipi i Dytë” kishin barazuar pa gola.

Leave a Reply