Bojku një motor i ri në mesfushën e Shkëndijës

Besmir Bojku pa dyshim se është një rifreskim i madh për mesfushën e Shkëndijës këtë edicion. Strugani ka lënë pas dëmtimin që e kishte pësuar para nisjes së sezonit të ri, ndërsa tashmë shihet qartë se është kthyer më i fortë se kur, duke i lëshuar sinjale edhe trajnerit Qatip Osmani se duhet llogaritur seriozisht në të gjatë vazhdimit të kampionatit.

Ai në ndeshjen e fundit kundër Bellasicës luajti për gjatë 90-të minutave dhe bashkë me Enur Totren përbënin dyshen e mesfushës. Që të dy bënë një super paraqitje, bashkë edhe me Gledi Micin. 23-vjeçari Bojku ndaj Bellasicës dëshmoi një cilësi të lartë, ku arma e tij më e fortë edhe njëherë tjetër u dëshmua kontrolli i topit dhe energjia që ka ky super talent.

Ai gjithë ndeshjen e zhvilloi edhe ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa kundër Vardarit u inkuadrua në lojë në 24 minutat e fundit të takimit, kur edhe arriti që të shënojë golin e dytë për Shkëndijën në atë barazim 2:2.

GOOOOOOOOL…..Shkëndija shenon edhe golin e dyte ndaj Vardarit

GOOOOOOOOL…..Shkëndija shenon edhe golin e dyte ndaj VardaritSHKËNDIJA – VARDARI 2:1(B. Bojku 73')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 август 2018 г.

Pikërisht në atë ndeshje Bojku deshi ti tregojë trajnerit Osmani, se është i etur për më shumë minutazh, të cilin e morri në dy ndeshjet e rradhës kampionale, ndërsa me siguri se me një qasje të tillë të lojës nga ana e struganit, ai do të jetë një motor i ri në mesfushën e Shkëndijës.

Bojku luajti edhe në dy ndeshje europiane të këtij edicioni, edhe atë për 45 minuta në ndeshjen e raundit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Salzburgut, ndërsa u inkuadrua në lojë edhe në 13 minutat e fundit të ndeshjes së parë kundër Rosenborgut në Norvegji.

Ndeshja e kthimit ndaj ekipit të njohur  norvegjez me siguri se do të jetë një tjetër shans për Bojkun, i cili shpreson të marrë besimin e strategut Qatip Osmani, që shpresojmë të enjten të nxjerrë më të mirën nga futbollistët e tij dhe gjithë së bashku në fund të festojmë kualifikimin e Shkëndijë në ndeshjet në grupe të Liga Europa.

SUPER GOLI I BESMIR BOJKUT NDAJ SILEKSIT

SUPER GOLI I BESMIR BOJKUT NDAJ SILEKSIT DHE SHKËNDIJA PJESËN E PARË E MBYLL ME DY GOLA EPËRSISILEKSI – SHKËNDIJA 0:2(B. Bojku 44')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 6 май 2018 г.

Leave a Reply