LPFM, pas 4 xhirove vetëm dy skuadra të pamposhtura

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë të dielën mbylli siparin e javës së katërt me ndeshjen derbi midis FC Shkupit dhe Shkëndijës. Skuadra kampione në fuqi edhe përkundër disavantazhit që kishte, në fund shënoi fitore me rezultatin 1:2, duke realizuar edhe fitoren e dytë të njëpasnjëshme pas atyre dy barazimeve në xhirot e para ndaj skuadrave shkupjane, Vardarit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj Shkëndija numëron 4 ndeshje pa disfatë këtë edicion, njëjtë sikurse edhe Vardari, që gjithashtu numëron dy barazime dhe dy fitore.

Njëherit këto dy skuadra që viteve të fundit kanë pasur fjalën kryesore në elitën e futbollit vendor, janë dy skuadrat e vetme të pamposhtura në këtë fillim sezoni. Shkëndija në kuadër të javës së 5-të në Tetovë do të mirëpret Rabotniçkin, teksa Vardari do të zhvillojë derbin lokal ndaj FC Shkupit.

Leave a Reply