Liga e Kombeve, ja sa të holla mund të përfitojë Maqedonia

Sonte edhe zyrtarish do të startojë kompeticion më i ri i UEFA-s, Liga e Kombeve, që do të jetë një shans më shumë për të siguruar një biletë për në Europianin e ardhshëm, si dhe për të përfituar një shifër të kënaqshme financiare.

Në total janë rreth 76 milionë euro që do t’u shpërndahen 55 kombëtareve pjesëmarrëse.

Pagesa e solidaritetit për çdo skuadër përcaktohet nga divizioni ku merr pjesë dhe përfaqësuesja e Maqedonisë, duke pasur parasysh se është pjesë e divizionit D, e nis me 500 mijë euro të garantuara:

Liga A: €1.5m

Liga B: €1m

Liga C: €750,000

Liga D: €500,000

Më pas, fituesit e çdo grupi përfitojnë sërish:

Fituesit e Ligës A: €1.5m

Fituesit e Ligës B: €1m

Fituesit e Ligës C: €750,000

Fituesit e Ligës D: €500,000

Katër fituesit e “Ligës A” do të luajnë për trofeun e “UEFA Nations League” në qershor 2019 dhe do të përfitojnë sërish:

Fituesi: €4.5m

Finalisti humbës: €3.5m

Vendi 3: €2.5m

Vendi 4: €1.5m

Kjo do të thotë që një skuadër nga Liga A mund të arkëtojë deri në 7.5 milionë euro; 2 milionë euro për Ligën B; 1.5 milionë për Ligën C dhe 1 milionë për Ligën D.

Në këtë mënyrë Maqedonia  mund të arkëtojë 1 milionë euro nëse fiton Ligën C, ose 500 mijë euro nga fondi i solidaritetit, nëse nuk ja del të triumfojë.

Leave a Reply