E bujshme, Partizani tenton Eros Grezdën!

Eros Grezda ka mbyllur aventurën e tij në Hungari me skuadrën e Zalagaerseg, ndërsa i njëjti lidhet me një kalim të mundshëm te kampionët e Shqipërisë, Partizanin.

Sipas asaj që raporton “panorama-sport”, kontakte mes palëve ka pasur, me 28-vjeçarin, që konsiderohet si një lojtar, që mund të shtojë lidershipin dhe cilësinë te skuadra nga kryeqendra shqiptare.

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti vetëm në 7 ndeshje që nga janari në kampionatin hungarez dhe shënoi 1 gol. Te Partizani ai do të gjente habitatin e duhur për t’u ngritur dhe për të tentuar edhe një herë nivelet e larta dhe Kombëtaren. Megjithatë duhet pranuar se “Demat e Kuq” nuk janë të vetmit në garë për shërbimet e Grezdës, i cili në tre vitet e fundit ka ndërruar plotë 5 skuadra.

Leave a Reply