Akademia Pandev – Sileksi, statistika dhe kuriozitete që duhet ti dini

Akademia Pandev sezonin e kaluar debutoi në mesin e më të mirëve, ndërsa në fillimin e sezonit të dytë, menjëherë ndodhet në kreun e tabelës. Ata në 4 javët e para kanë regjistruar tre fitore dhe vetëm një disfatë, edhe atë në kuadër të javës së fundit, kur u mposht si mysafir ndaj Rabotniçkit (1:0).

Aktualisht bashkë me Pobedën ka mbrojtjen më të mirë në këtë fillim sezoni me vetëm dy gola të pranuar.

STATISTIKA

Akademia Pandev në dy ndeshjet e sezonit të kaluar ndaj Sileksit në teren vendas kishte pësuar disfata (1:2, 0:1), ndërsa gjithë mllefin kjo skuadër shfryu në ndeshjen e Kupës së sezonit të kaluar, kur në kuadër të 1/8 së finales kishte shënuar fitore 5:0. Në 6 ndeshjet e sezonit të kaluar (4 kampionat dhe dy në kupë), Sileksi në 4 prej tyre kishte dalë fitues, ndërsa Akademia Pandev kishte shënuar vetëm një fitore. Barazimi i vetëm mes këtyre dy skuadrave kishte ndodhur në ndeshjen e 18 prillit të këtij viti në Kratovë, kur rrjetat kishin pushuar.

MUNGESAT

Te Akademia Pandev për shkak kartonit të kuq në ndeshjen me FC Shkupin do të mungojë mbrojtësi Stojçevski, ndërsa për shkak të lëndimit jashtë kombinimit mbetet edhe mesfushori Mihajllov.

Në anën tjetër te Sileksi definitivisht jashtë kombinimit mbetet mesfushori Petar Ljamçevski, teksa në momentet e fundit do të vendoset për sulmuesin Dario Desniq, i cili ankohej në një lëndim të lehtë.

STILI I LOJËS

Të dyja skuadrat njihen për lojën e tyre kolektive. Që të dy strategët, Jugosllav Trençovski i Akademia Pandev dhe Zhikica Tasevski i Sileksit, aplikojnë një lojë me shumë pasime në mesfushë, ndërsa te të dyja skuadrat mungojnë individë që mund të vendosin takimin.

RIVALITETI

Këto dy skuadra nuk kanë ndonjë rivalitet edhe aq të madh, për më tepër pasi që të dyjat nuk shquhen për ndonjë tifozëri të flaktë që kanë pas vetes. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Kukush” në Turnovë, një fushë kjo që ofron kushte optimale për lojë, ndërsa si zakonisht në shkallët e stadiumit pritet të ketë disa qindra tifoz.

Leave a Reply