Kapiteni Nuhiu flet para ndeshjes me Pobedën

Renova, skuadër kjo e cila në tre ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, sot në udhëtim ndaj Pobedës në Manastir do të zhvillojë ndeshjen e javës së pestë, ku kërkon të përmirësojë këtë seri negative dhe të marrë fitoren e dytë në kampionat, dhe sërish si mysafir.

Kapiteni Fisnik Nuhiu është i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi, por thotë se me një qasje më serioze, disciplinë dhe angazhim maksimal, në fund mund të arrijnë deri tek tre pikëshi.

“Ndeshje ku na duhen shumë pikët pas rezultateve të dobëta në 3 ndeshjet e fundit. Do të jetë shumë e vështirë, por mendoj se mund të kthehemi me fitore nga Manastiri. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi dhe duhet me shumë seriozitet, disciplinë dhe angazhim të arrijmë deri te pikët” – tha enkas për “infOSport.mk” kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.

Ndeshja midis Pobedës dhe Renovës do të zhvillohet në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir me fillim në ora 15:30.

Leave a Reply