Jovanovski përfshin Fazliun në 18-she përballë Shkëndijës

Trajneri Gjore Jovanovski njihet si një strateg i cili në karrierën e tij si trajner ju jep rastin futbollistëve të rinj, të cilët te skuadra e Rabotniçkit janë të shumtë. Një ndër ta pa dyshim se është edhe talenti shqiptarë, Lavdrim Fazliu, i cili është përfshirë në 18-shen e futbollistëve që do jenë të gatshëm për të bërë më të mirën ndaj Shkëndijës. Lidhur me këtë takim në një intervistë për “infOSport.mk” foli vetë Fazliu: “Emri Shkëndijë na bënë që neve të jemi të motivuar në maksimum. Atmosfera në klub është shumë e mirë, sidomos pas tre fitoreve të njëpasnjëshme. Vetëbesimi tek futbollistët është në nivel, ndërsa për një gjë të tillë ka kontribuar shumë edhe trajneri, Gjore Jovanovski, tek i cili kemi besim të plotë”.

Fazliu gjatë këtij sezoni është inkuadruar në dy ndeshje me Rabotniçkin, edhe atë ndaj Sileksit luajti në 7 minutat e fundit të takimit, ndërsa në ndeshjen e fundit ndaj Akademia Pandev në lojë u inkuadrua nga minuta e 57-të, në vend të Ljubomir Stefanoviç, i cili për shkak të një dëmtimi do të mungojë në ndeshjen e sotme përballë Shkëndijës. Përveç mesfushorit serb, te “romantikët” për ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të vendit do të mungojnë edhe portieri Risto Jankov si dhe mesfushori Nikolla Sharkoski.

 

Leave a Reply