Bomba e janarit, Reali ofron Hakimin dhe 30 milionë euro për yllin e Interit!

Florentino Perez ka në mendjen e tij një ide të jashtëzakonshme ku mund të jetë e mirëpritur edhe nga skuadra e Interit.

Numri një i “madrilenëve” është i gatshëm që ti falë paratë Interit, që i detyrohet Real Madridit për shërbimet e Ashraf Hakimit, derisa është i gatshëm të japë edhe 30 milionë euro të tjera për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez.

Tashmë ka një kohë që sulmuesi argjentinas është në shënjestrën e “Mbretërve”, derisa si duket ka ardhur koha që ai të transferohet në Santiago Bernabeu.

Ky transferim nënkupton gjithashtu që koha e Karim Benzemas tek Real Madridi po vjen kah fundi, pasi Lautaro pritet të marrë rolin e tij në sulmin e 13 herë kampionëve të Europës.

Leave a Reply