4 junior të FC Shkupit nënshkruajnë kontrata profesionale

Të rinjët janë ardhmëria e klubit, ndërsa këtë më së miri po e dëshmon skuadra e FC Shkupit që po punon shumë kohëve të fundit në këtë drejtim.

Kjo skuadër po bënë një punë shumë të mirë me angazhimin e futbollistëve të rinj në ekipin e seniorëve.

Pas nënshkrimit të kontratave profesionale me Altin Sefon, Besir Ramadanin, Suhel Muharemin dhe Faih Ismailin, së fundmi kontrata profesionale kanë nënshkruar edhe katër futbollistë të rinj.

Fjala është për Musli Lika, Jusuf Aliun, Omer Jasharin dhe Hamaza Ramanin, të cilët tashmë kanë kontrata profesionale, ndërsa sipas asaj që shkruan vetë klubi nga Çairi në faqen zyrtare, që të gjithë janë lidhur me kontrata 3-vjeçare.

Leave a Reply