Ja si duket renditja tabelare pas 13 xhirove në Ligën e Parë të Futsalit

Këtë fundjavë në elitën e futsalit vendor në program ishin ndeshjet e javës së 13-të, njofton ‘infOSport.mk’. Dy skuadrat kryesuese Futsal Shkupi dhe Velesi ishin të pagabueshëm, me ‘bardhekaltërit’ nga Çairi që demoluan Kratovën me rezultatin 13:4, njofton ‘infOSport.mk’.

Kësisoj Futsal Shkupi vazhdon të kryesojë renditjen me 36 pikë, 4 më shumë se Velesi, që mundi Cikon me rezultatin 11:9. Astibo falë fitores në duelin direkt ndaj Zhelezarecit tashmë renditet në pozitën e tretë, duke lënë pas vetes me 3 pikë skuadrën shkupjane, teksa Crna Reka me 20 pikë renditet në pozitën e 5-të. Disfata ndaj Velesit tashmë Cikon sheh në pozitën e 6-të me 18 pikë, ndërkohë Juventus Serava me 16 pikë mban pozitën e 7-të.

Gemixhi mbetet në kuotën e njëjtë të pikëve, duke mbajtur pozitën e 8-të, ndërsa kemi ndryshim në dy pozitat e fundit, me Shkëndijën që tashmë renditet në pozitën e 9-të, për t’ia lëshuar fenerin skuadrës së Kratovës.

Renditja tabelare
# Ekipi Nd. F. B. D. +/- Pikë
1. FUTSAL SHKUPI 13 12 0 1 +47 36
2. VELESI 13 10 2 1 +55 32
3. ASTIBO 13 8 0 5 -11 24
4. ZHELEZARECI 13 7 0 6 +26 21
5. CRNA REKA 13 6 2 6 +12 20
6. CIKO 13 6 0 7 +1 18
7. JUVENTUS SERAVA 13 5 1 7 -8 16
8. GEMIXHI 13 4 0 9 -30 12
9. SHKËNDIJA 13 2 1 10 -54 7
10. KRATOVA 13 2 0 11 -38 6

Leave a Reply