Deklaratë bombë e Moxhit, Allegri largohet nga Juve në fund të sezonit!

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi në një intervistë për mikrofonin e “7gold” ka komentuar ecurinë e Juventusit në ‘Serie A’ dhe në Ligën e Kampionëve.

81-vjeçari është i bindur se trajneri Masimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi, ndërsa në vendin e tij pritet ta zë ish futbollisti i kësaj skuadre, Zinedin Zidane.

‘Allegri do të largohet nga Juventusi, pavarësisht se si do të mbyllet ky sezon. Ai do të marrë drejtimin e Real Madridit në verë. Kush e zëvendëson? Është gati Zinedin Zidan”, – ka thënë ish drejtori i përgjithshëm i ‘biankonerëve’.

Leave a Reply